Mustafa: MSA-ja, themel i rrugës së Kosovës drejt BE-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të integrimit evropian. Në hapjen e takimit të pestë plenarë për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit, kreu i ekzekutivit tha se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është themel i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Mustafa foli edhe për liberalizimin e vizave për të cilin tha se të gjitha institucionet janë të përkushtuara për këtë proces dhe presin të marrin rekomandime pozitive për liberalizim.
Ndërsa, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Zhan Erik Paket ka shprehur brengën e Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve me dështimin e Kuvendit që të miratojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai pret që kjo të rishikohet edhe një herë./21Media