Mustafa priti kryesuesin e Njësisë për Kosovën në KE, David Cullen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njohës kryesuesin e Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, David Cullen, njoftoi kabineti i kryeministrit.
Gjatë takimit, është diskutuar për progresin e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e liberalizim të vizave.
Kryeministri Mustafa po ashtu e ka njoftuar Cullen për zhvillimet aktuale në Kosovë, për reformat dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e arsim, si pjesë përbërëse e zhvillimit të vendit.