Mustafa: Specialja do ta pastronte luftën e UÇK-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për RTV21 ka thënë se Brukseli themelimin e Gjykatës Speciale e konsideron punë të kryer dhe tash I mbetet Kuvendit të Kosovës ta kryejë punën e vet.
Sipas tij Gjykata do ta pastronte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri tha se mos votimi i Speciales nga ana e deputetëve do ta kthente Kosovën 16 vjet pas pasi që këtë të drejtë do ta marrë Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB).
Mustafa tha se UNMIK-u dhe EULEX-i nuk kanë arritur t’i kryejnë punët që kanë pasur në gjyqësor.
Kryeministri pohoi se tashmë nga drafti për Gjykatën është hequr fjala gjenocid.