Mustafa-Vuçiq sërish në Bruksel

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova dhe Serbia sot do të provojnë të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin, të ashtuquajturin Park të Paqes, energjinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Dy delegacionet, ai i Kosovës i prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ai i Serbisë i prirë nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini do të provojnë të gjejnë përafrime rreth këtyre katër temave.
Komuniteti ndërkombëtar pret që kryeministrat Mustafa e Vuçiq, gjatë raundit të ardhshëm në Bruksel të arrijnë përparim konkret.
Të dy delegacionet, u takuan të martën e kaluar, por as pas shumë orëve diskutimesh nuk arritën marrëveshje për katër pikat e përmendura më lartë.
Në takimin e javës së kaluar palët arritën vetëm një marrëveshje, atë të policave të sigurimit për automjete, marrëveshje e cila lehtëson shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.