Veprimet e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes nuk shihen me frikë nga ana e ligjvënësve dhe se si të tilla ato konsiderohen të kundërligjshme, tha Edon Myftari, këshilltar për siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Myftari po ashtu ka treguar arsyen e vendosjes së rrethojave përreth objektit të Qeverisë së Kosovës dhe për shtimin e masave të sigurisë në vend.
“Çështja e rrethojave është diçka që ka filluar disa muaj më parë jo vetëm për institucionin e kryeministrisë apo të Qeverisë po është pjesë e një vlerësimi që policia e Kosovës në mënyrë periodike e bën për institucionet shtetërore vitale.Ju e dini që komplet siguria globale është nën një lloj sulmi. Kemi kërcënime apo kanosje të ndryshme nga aspekti i terrorizimit global… Si rrjedhojë e kësaj do të thotë edhe rrethojat kanë qenë pjesë e rekomandim it të cilin si institucion e kemi zbatuar menjëherë. , tha Myfatri.
Ndërsa sa i përket aktiviteteve të fundit të aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje , për Myftarin nuk shihen me rrezik dhe këto veprime i quan të kundërligjshme.
