NATO mesazhe solidariteti ndaj Turqisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg duke deklaruar se janë në solidaritet të plotë më Turqinë tha: “Dënojmë më forcë sulmet terroriste. Solidarizohemi me shtetin turk, familjarët dhe të afërmit që humbën jetën në sulmet e organizuara në Suruç dhe ato të organizuara kundër ushtrisë dhe policisë turke”.
Stoltenberg, në një deklaratë të bërë në dalje të mbledhjes së NATO-s, mbledhje kjo e thërritur nga Turqia në mënyrë të jashtzakonshme tha se kanë vlerësuar “gjendjen serioze” në Turqi si dhe kanë marrë informacione mbi masat e marra nga përfaqësuesi i Turqisë.
Jens Stoltenberg, duke theksuar se të gjithë anëtaret e NATO-s janë solidarizuara me Turqinë në vazhdim të fjalës së tij tha: “Dënojmë më forcë sulmet terroriste. Solidarizohemi me shtetin turk, familjarët dhe të afërmit që humbën jetën në sulmet e organizuara në Suruç dhe ato të organizuara kundër ushtrisë dhe policisë turke”.
Terrorizmi prish qetësinë dhe stabilitetin ndërkombëtarë tha Stoltenberg dhe theksoi se NATO po bën të gjitha detyrat që i takojnë në lidhje me këtë. Ai vuri në dukje që të gjithe anëtarët e NATO-s janë duke dhënë kontribut në luftën kundër DAESH. Ndërsa NATO është e prirur për të ndihmuar vendet anëtare që preken nga rreziku i terrorizmit shtoi ai.
– “Turqia nuk ka këëruar ushtarë shtesë nga NATO”
Stoltenberg i cili tha ses të gjithë anëtarët e NATO-s dënojën aktet terroriste dhe janë pranë Turqisë si dhe e mbështesin fuqishëm atë shtoi: “Turqia nuk ka kërkuar ushtarë shtesë nga NATO. Turqia është një aletat i fuqishëm. Turqia kë një ushtri shumë të talentuar. Turqia është ushtria e dyta më e madhë në kuadër të NATO-s”.
Ndër të tjera Stoltenberg theksoi se e mbështesin fuqishëm Turqinë dhe dënojnë ashpër sulmet terroriste të zhvilluara në këtë vend.
Stoltenberg tha se të gjithë anëtarët e NATO-s kontribojnë në luftën kundër DAESH, por vuri në dukje që vendet kanë nevojë për shtim të kapaciteteve mbrojtëse,transmeton AA.
“Luftën kundër DAESH të Turqisë e shikojmë shumë pozitive” tha Stoltenberg dhe shtoi më tej se ky vend po kontribon shumë në këtë drejtim qoftë me luftën e drejtpërdrejtë më DAESH qoftë edhe me pritjen e refugjatëve të shumtë.
Stoltenberg në lidhje me zonën e sigurisë të cilën Turqia do të formojë në kufirin me Sirinë tha ses kjo është një çështje që i përketh Turqisë dhe SHBA-së dhe se institucioni që ai drejton nuk mund të jetë palë në këtë temë.