Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Federata e Futbollit të Kosovës, kanë nënshkrur një memorandum bashkëpunimi me të cilin MKRS-ja ndihmon FFK-në me 189 mijë euro për programin vjetor të këtij viti.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, konfirmoi mbështetjen për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe u zotua se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.
Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh se kjo shumë që MKRS ka ndarë për FFK-në dëshmon gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar futbollin dhe për t’i qenë pranë në procesin e avancimit të tij.
