Autoritetet e Kosovës nderuan një nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili më shumë se tri dekada ka dhënë kontributin në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Harri Bajraktari. Ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se Harri Bajraktari nuk kurseu asgjë për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Kongresisti amerikan, Eliot Engel, tha se ai së bashku me Harri Bajraktarin kanë arritur që Kosovën ta bëjnë mike të SHBA-ve./21Media
