Ndërron jetë i mbijetuari i “Arratisjes së Madhe”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Anëtari parafundit i një prej të mbijetuarve të arratisjes më të famshme nga burgjet e Luftës së Dytë Botërore, njohur ndryshe si “Arratisja e Madhe”, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.
Bëhet fjalë për australianin Paul Royle, i cili ka qenë një prej 76 pilotëve të forcave ajrore, që mundën të arratiseshin nga kampi fatkeq nazist i “Stalag Luft III”, i ndodhur në Poloninë e pushtuar prej nazistëve në vitin 1944.
Sipas mediave ndërkombëtare, Royle ndërroi jetë në spitalin e Perthit ditën e diel, pas një operacioni për një frakturë të pësuar në legen, bënë të ditur mediat lokale gjatë kësaj të premteje.
Ndërkohë, një shërbesë përkujtimore për të do të mbahet në Perth ditën e mërkurë të javës së ardhshme.
101-vjeçari, 71 vite më parë u arratis përmes një tuneli sekret të ndërtuar për t’i shpëtuar kampit nazist. Gjatë një interviste të vitit të kaluar, Paul Royle tha se kishte ende kujtime të pavdekshme nga arratisja përmes një pylli të mbuluar tërësisht nga dëbora.
Nga 76 pilotët e forcave ajrore, vetëm 3 arritën që të arratisen pasi 73 të tjerët u kapën. Më pas 50 prej tyre u ekzekutuan. Në vitin 1963, kjo ngjarje u kthye në një film ku luante si aktor edhe Steve McQueen, me titull “Arratisja e Madhe”.