Propozimet për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcën e Armatosur të saj, do t’i dorëzohen të hënën Kryesisë e Kuvendit. Kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se nuk kanë vërejte sa u përket amendamenteve të propozuara nga Qeveria dhe se menjëherë pas shqyrtimit të tyre në mbledhjen e ardhshme, do t’i procedojnë rekomandimet tutje për votim.
