Ndryshimi i TVSH-së jo domosdoshmërisht do të jap rezultate

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndryshimi i TVSH-së nga ana e Qeverisë te qytetarët dhe bizneset, jo domosdoshmërish do të japin rezultat të mirë. Kështu u tha në konferencën për media të Grupit të Studimit Juridik dhe Politik, ku edhe u prezantua analiza e politikave me temë.“Cili do të jetë ndikimi i Reformës Fiskale të Qeverisë Mustafa?”.
Sipas njërës nga anëtaret e Grupit për Studime Jurdike dhe Politike, Arbëresha Loxha, këto studime dhe praktika sugjerojnë se ridistribuimin e të hyrave në mënyrë më të barabartë, si dhe rritjen e mirëqenies së ekonomive familjare, të cilat edhe në rastin tonë paraqesin pritjet e Qeverisë Mustafa, që jo domosdoshmërish janë arritur.
“Grupi për studime juridike dhe politike ka analizuar ndikimin potencial të këtyre ndryshimeve te konsumatorët dhe bizneset dhe ne parimisht nuk besojmë që arsyetimet dhe pritjet e proklamuara nga Qeveria e Kosovës do të arrihen nga këto ndryshime”, tha Loxha.
Për të bërë këto vlerësime, GSJP ka krahasuar Kosovën me vende të tjera të rajonit të cilat kanë pasur të njëjtin zhvillim socio-ekonomik, dhe të cilat kanë implementuar politika të ngjashmet TVSH-së.
Duke u bazuar në ato studime dhe praktika të vendeve tjera, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka ndërtuar katër skenarë të rrezikut që tregojnë se pritjet e Qeverisë Mustafa, jo domosdoshmërish do të përkthehen në benifite.
Albana Rexha nga ky grup tregoi se cilat janë këto rreziqe të mundshme.
“Skenari i parë i rrezikut parasheh që ulja e TVSH-së për produkte bazike, jo domosdoshmërish do të reflektohet në çmime më të ulëta për qytetarët. Skenari i dytë i rrezikut parasheh se rritja e TVSH-së në 18 % do të rris koston e jetës, do të ketë një rritje reale të të gjitha produkteve tjera në rreth 12.5 %. Skenari i tretë i rrezikut parasheh rrumbullakimin e çmimeve i cili do të ndihmoj që rritja e çmimeve të shumë e lehtë, ndërsa uljen e tyre do ta bëjë edhe më të pamundshme.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendimin për ndryshimin e TVSH-së për uljen në produkte dhe shërbime bazike nga 16-8, rritjen në produkte dhe shërbime tjera nga 16-18%, si dhe uljen e pragut të TVSH-së për biznese nga 50 mijë deri në 30 mijë.