Në festivalin e reporterëve të luftës në Sarajevë,edhe lufta e Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Sarajevë, që nga data 28 qershor e deri më 7 korrik mbahet edicioni i dytë i festivalit WARM – festival ky që mbledhë artistë, filmbërës, regjisorë, aktorë, reporterë e fotografë të cilët e kanë luftën si pjesë të inspirimit të tyre.
“Njerëzit sot gënjejnë, e shkruajnë historinë në mënyrën e tyre, por ka evidencë për shumëcka dhe e vërteta është ndryshe” thotë Remy Ourdan, president i festivalit, gazetar francez i cili ka mbuluar luftën e Bosnjës për LeMonde.
Me datë 3 korrik, gazetari Sebastian Junger do të prezantojnë punën e tij në katër filma të shkurtër mbi luftërat në Evropë, përfshirë këtu edhe atë të Kosovës. Junger ka raportuar mbi gjenocidin serb në Kosovë, mbi të drejtat e njeriut në Sierra Leone dhe Liberi, mbi luftën guerile në Afganistan dhe mbi misionet paqeruajtëse në Qipro.