Çmimet e naftës në Kosovë nuk po zbresin përkundër që një gjë e tillë po ndodh edhe në tregun botëror e edhe në atë rajonal. Në njoftimet që ka bërë autoriteti rregullator i energjisë sot në Maqedoni, çmimi i naftës ka rënë në 87 cent të euros për një litër, në ndërkohë që në Kosovë një litër e naftës ende blihet me mesatarisht 1 euro e 9 cent, transmeton Indeksonline.
Më herët autoritet kosovare kanë thënë që Kosova nuk ka nevojë të ketë një Komision Rregullues që do të merrej edhe me derivatet e naftës, por as keqpërdorimet e raportuara nëpër medie me çmimet dhe sasinë e naftës që u shitet qytetarëve të Kosovës, autoritetet nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Në ndërkohë gjatë ditës së sotme një autoritet i tillë në Maqedoni ka njoftuar për çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas njoftimeve zyrtare në Maqedoni që nga mesnata, çmimi me pakicë i benzinave do të pësoj ndryshim, benzia Eurosuperit BS – 95 arrin 71,50 denarë për litër(1.15 €), ndërsa i Eurosuperit BS-98 do të jetë 73,50 denarë për litër(1.19 €).
Çmimi me pakicë i Eurodizelit do të arrijë 53,50 denarë për litër (0.87 €), ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 42 denarë(0.68 €), shkruan Alsat M. Ulet edhe çmimi i mazutit dhe do të arrijë 26,3 denarë për kilogram(0.42 €).
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror arrin 58,6 dollarë për barel (52.68 €), ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 55,66 denarë për dollar
