Në majen e Jezercit – flamuri çek

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në majen e Jezercit, sot ka valuar flamuri çek. Ky akt u organizua nga alpinistët shqiptarë, në shenjë respekti për çiftin çek që u vra në Shqipëri.
Alpinisti nga Gjakova, Nëntor Oseku, thotë se në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës bjeshkatarë nga të gjitha trojet shqiptare.
“I mërzitur thellë nga vrasja makabre e dy turistëve çekë, sot si shenjë solidariteti vendosa që me flamur të Çekisë t’i përkujtojmë turistët çekë”, ka thënë Oseku, duke shtuar se janë sfiduar me majën më të vështirë të trojeve shqiptare, majën e Jezercit (2694 metra lartësi mbi detare).