Në Maqedoni ka korrupsion dhe nuk sundon ligji

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Korrupsioni dhe mossundimi i lgjit janë vërejtjet kryesore në pjesën për Maqedoninë që sot e ka publikuar Departamenti amerikan i Shtetit për të drejtat e njeriut në botë.
“Problemet më të theksuara me të drejtat e njeriut vijnë si rezultat i nivelit të lartë të korrupsionit dhe pasuksesit të qeverisë që plotësisht ta respektojë sundimin e ligjit, duke i përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme për kufizimin e lirisë së mediave, përzierje në gjyqësorin dhe dënimi selektiv”, thuhet në këtë raport.
Më tej thuhet se gjyqësori në Maqedoni karakterizohet me ndikim të politikës, joefikasitetit dhe favorizimin e personave të etabluar në shoqëri, procese të prolonguara e të tjera.
Departamenti i Shtetit gjithashtu thekson se policia e ka tepruar me dhunën fizike ndaj të paraburgosurve dhe të burgosurve, si dhe kushtet e këqia nëpër burgje.
Departamenti i Shtetit pohon se ekziston presion i pushtetit ndaj mediave, ku një pjesë e personave të afërt me qeverinë janë pronar të mediave.