Në Muzeun e Pavarësisë edhe karroca e Ismail Qemalit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Karroca simbolike, me të cilën udhëtoi Ismail Qemali gjatë rrugëtimit të tij drejt Vlorës, në nëntor të vitit 1912, u vendos në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.
Në mjediset e këtij Muzeu u organizua një ceremoni për të improvizuar mbërritjen e kësaj karroce me ideatorin dhe Kryeministrin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku ishin të pranishëm qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, gazetarë, artistë etj.
Karroca simbolike, do të qëndrojë në oborrin e godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Në këtë shesh, janë vendosur edhe bustet e anëtarëve të Qeverisë së Pavarësisë.Për ndërtimin e karrocës,të ngjashme me atë që shfaqet në filmin “Nëntori i Dytë”, u përkujdes kompania “Shehaj Metal”.