Në rastin e Srebrenicës kanë dështuar të gjithë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Klaus Kinkel, vlerësoi sot se në vitin 1995, në rastin e Srebrenicës, kanë dështuar që të gjithë dhe se përgjegjësinë e mbajnë Organizata e Kombeve të Bashkuara, NATO, Bashkimi Evropian dhe ai vetë, pasi që askush nuk ka ditur se çfarë po ndodhë në Srebrenicë.
Kinkel, që ka qenë ministër i Jashtëm prej vitit 1991 deri në vitin 1998, tha se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se gjenerali Ratko Mladiq kishte kryer një krim të tmerrshëm, të cilin e kishte kryer me urdhrin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqit.
Ai më tutje shtoi se nuk dëshiron të fajësojë askënd, por pranoi se bashkësia ndërkombëtare kishte dështuar si tërësi.
Sipas fjalëve të tij, në botën e jashtme askush nuk ka ditur për tmerret që po ndodhnin në Srebrenicë dhe se është i mendimit se as batalioni holandez në radhët e forcave paqeruajtëse, i cili ishte në vendin e ngjarjes, nuk ka ditur me saktësi se çfarë është duke ndodhur./21Media