Në Rrugen e Kombit aksident, rrokulliset vetura

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një orë më parë një veturë me targa të Shqipërisë është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Një dëshmitar i rastit i ka thënë “rtklive.com” se vetura ka goditur barrierat e autostradës dhe është rrokullisur disa metra. Në veturë kanë qenë dy shtetas të shqipërisë. Sipas, dëshmitarit auto-ambulanca është vonuar mbi 40 minuta. Të aksidentuarit janë dërguar në QKUK- për tretman të mëtutjeshëm.