Neki Emra triumfues në “Netët e klipit shqiptar”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtari i mirënjohur, Neki Emra, ka rrëmbyer çmimet kryesore në natën finale të festivalit “Netët e klipit shqiptar” në Ulqin, duke fituar kështu çmimin e publikut dhe çmimin kryesor të festivalit.
Ai përmes një postimi në rrjetin sociale ‘Facebook’ ka njoftuar fansat e tij mbi çmimet që ka marrë dhe është shprehur i lumtur për këtë.
Ja çka shkruan ai: “Moment i jashtëzakonshëm në karrierën time. Emocion i papërshkrueshëm. Fitues i dy cmimeve “Cmimi publikut” & Fitues i cmimit te madh “Klipi me i mire ne te gjitha kategoritë”. Faleminderit Petri& Alda Bida(Deliart), Faliminderit ASHA Production ( Alban Zogjani), Faliminderit Florent Boshnjaku, Faliminderit Shkumbin Tafilaj , Faliminderit Netet e Klipit Shqiptar, Faliminderit te gjithe adhuruesve te mi. Ju dua shume te gjitheve”, ka shkruar ai sipër fotos në Facebook. / 21MEDIA