Nenad Rashiq i bashkohet Listës Serbe

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Grupit parlamentar të Listës Serbe, nga sot iu është bashkuar edhe deputeti, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.
Lista Serbe nëpërmjet një komunikate thotë se sot është mbajtur mbledhja e grupit parlamentar, ku përveç deputetëve ka marr pjesë edhe deputeti, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiq, me ç’rast është arritur marrëveshje me deputetin Nenad Rashiq, për veprim të përbashkët brenda grupit parlamentar të Listës Serbe.
Këtij akti të veprimit të përbashkët i kanë paraprirë bisedimet në mes të kryetarit të Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq dhe deputetit Nenad Rashiq me ç’rast është arritur qëndrimi i përbashkët që popullatës serbe në Kosovë t’i dërgohet një mesazh i unitetit të përgjithshëm të përfaqësuesve politikë serbë në institucionet e Kosovës