​Nëntë ditë i zhdukur 43-vjeçari, më parë ishte dënuar për vjedhje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një 43 vjeçar nga qyteti i Korces rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. Familjarët kanë denoncuar mungesën e Ilirjan Malkës, banor i lagjes 17 në Korçë. Sipas vëllait të tij, policia ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e Ilirianit.
“Policia më thotë jemi në ndjekje. Më kërkuan informacione për lëvizjet e vëllait dhe i tregova se lëvizte me një taksist” thotë Ardian Malka, vëllai i personit të zhdukur.
Policia e komisariatit te Korçës konfirmoi se pasditen e së enjtes, 10 shtator, është bërë denoncimi për zhdukjen e Ilirian Malkës. Kërkimet kanë filluar por ende nuk ka rezultate konkrete, pasi 43 vjeçari i zhdukur prej 9 ditësh, jetonte i vetëm, ndërkohë që më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.