Nesër në Departamentin e Mjekësisë Ligjore do të bëhet dorëzimi i 21 trupave të viktimave nga fshati Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit, të cilët janë vrarë dhe janë zhdukur që nga viti 1999.
Këta trupa janë identifikuar nga varreza masive e Rudnicës në Rashkë të Serbisë.
Dorëzimi i këtyre trupave do të bëhet nesër nga ora 10 ndërsa varrimi I tyre do të bëhet më 17 prill në orën 12 në Çikatovë e vjetër.
Disa ditë më herët janë rivarrosur 28 trupa nga fshati Rrezallë të cilët po ashtu janë gjendur në varrezën e Rudnicës.
