Nesër Elina Duni këndon shqip në Beograd(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja e njohur shqiptare Elina Duni, është duke qëndruar në Prishtinë.
Sonte ajo do ta promovojë albumin “Dallëndyshe”. Ky album i cili përmban 12 këngë me motive mërgimi dhe dashurie, përbrenda vetës, siç thotë këngëtarja, ka edhe shpirtin e Elinës.
Pas Prishtinës, këngëtarja Duni do të udhëtojë për në Beograd ku do të përformojë këngët e albumit “Dallëndyshe”.
Në një intervistë për RTV21, Elina tha se ndihet jashtëzakonisht me fat që ia ka dalë të shtegtojë me “Dallëndyshen” në gjitha vendet shqipfolëse dhe që po e përmbyll këtë turne me Beogradin ku do të këndoj shqip./21 Media