Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive të mëdha botërore duke e quajtur “një gabim i keq, me përmasa historike”. “Irani do të marrë një rrugë të sigurt ndaj armëve bërthamore”, tha Netanyahu duke shtuar se “shumë nga kufizimet që janë menduar për të parandaluar atë, do të hiqen”./21Media
