Netanyahu vizitë në Qipron Greke

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Qipron Greke ku është takuar me liderin e këtij vendi, Nikos Anastasiadis.
Pasi është pritur me një ceremoni zyrtareNetanyahu ka vendosur edhe një kurorë me lule tek monumenti Liderit grek Makarios.
Pas ceremonisë dy liderët, Netanyahu dhe Anastasiadis zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në një deklaratë për mediat të zëdhënësit të qeverisë së Qipros Greke, Nikos Hristodulidis thuhet se në takimin dypalësh janë diskutuar çështje si energjia, fusha e mbrojtjes, ekonomia dhe turizmi.
Hristodulidis në deklaratën e tij tha gjithashtu se në kët ëtakim krahas temave të përmenduar janë diskutuar edhe tema si zhvillimet e fundit në lidhje me Iranin dhe Sirinë.