Humbja e shpejtë e vetëdijes e lidhur me paaftësinë për të mbajtur tonin postural që zgjidhet në mënyrë spontane pa ndërhyrje medikamentoze.
Ndër faktorët nxitës mund të përmendim ato psikogjene, si: frika, ankthi, stresi emocional, dhimbja.
Shumë e rëndësishme është edhe njohja e hipotensionit ortostatik, ulja e TA sistolik me të paktën 20 mmHg dhe e TA diastolik me të paktën 10 mmHg brenda 3 minutave nga drejtqëndrimi nga pozicioni shtrirë./shendeti.
Njohja e kësaj patologjie është e rëndësishme se mund të zgjidhet thjesht me edukimin e pacientit në lëvizjen e tij me stade si edhe me rritjen e marrjes së kripës dhe lëngjeve me dietën ushqimore.
