Vendimi i Hungarisë për të ndërtuar murin në brezin kufitar me Serbinë ka nxitur reagime të ashpra të zyrtarëve evropianë, të cilët kanë theksuar se ngritja e mureve nuk është në frymën e Evropës dhe kanë kërkuar që Budapesti të respektojë marrëveshjen për pranimin e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.
Vendimi i Hungarisë për të ngritur një muri në kufi me Serbinë, për të ndalur valën e imigrantëve ilegal që po hyjnë në territorin hungarez, ka nxitur reagime të ashpra në Evropë. Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, kritikoi këtë plan, duke theksuar se ky veprim bien ndesh me frymën evropiane, identitetin e së cilës e karakterizon shembja e mureve dhe ji ngritja e mureve të reja./21 Media
