Kompania mediatike japoneze, Nikkei, e cila bleu gazetën prestigjioze, Fajnenshell Tajms, premtoi sot se do të respektojë kulturën e kësaj të përditshme të biznesit me seli në Londër, duke përfituar njëkohësisht nga ekspertiza e saj digjitale dhe nga shtrirja globale.
Sikur edhe shumë kompani tjera japoneze, Nikkei po e synon tregun e jashtëm, duke pasur parasysh ekonominë që ka stagnuar dhe popullatën në tkurrje e sipër në Japoni. Kumtesa e papritur se Nikkei do të blejë për 1.3 miliardë dollarë gazetën nga kompania Pirson PLC, mund të jetë një shtytje të përpjekjeve për zgjerim përtej detit, nëse do të jetë në gjendje të realizojë sinergjinë mes dy publikuese udhëheqës të lajmeve financiare në botë.
Nikkei në fund të vitit 2013 misi faqen në gjuhën angleze në internet dhe filloi publikimin e një reviste javore, me synimin që të jetë i paraprirës i lajmeve nga Azia për lexuesit e lajmeve të biznesit në botë.
Gazeta Nikei ka mbi 3.1 milionë lexues të parapaguar në Japoni./21Media
