Ka nisur procesi gjyqësor kundër të arrestuarve në “konfliktin e Kumanovës”, ndërsa prokuroria do të fillojë të marrë deklarata nga të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit.
Sipas mediave maqedonase, avokatët janë ankuar për shkak se prokuroria deri më tani nuk u ka afruar asnjë detaj lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është e mundur./21Media
