Nis prodhimi i iPhone-it të ri të Apple-it

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gazeta prestigjioze Bloomberg bën të ditur se ka nisur prodhimi i iPhone-it të ri të Apple-it. Gjiganti i Kupertinos pritet të prezantojë pasardhësit e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në shtator.
Gjenerata e re e iPhone-ve do të përmbajë teknologjinë “Force Touch” tek ekranet. Gjiganti i teknologjisë ka kohë që po bashkëpunon me furnizuesit për të nisur prodhimin në masë të kësaj teknologjie.
Teknologjia “Force Touch” është përdorur tek Apple Watch dhe Macbook me ekran 12 inç. Teknologjia lejon përdoruesit të kryejnë veprime të ndryshme në pajisje në varësi të forcës që ushtrojnë tek ekrani. Pasardhësit e familjes së iPhone 6 do të mbajnë të njëjtin dizajn si modelet aktuale.