Pasi lëshoi aplikacionin e saj Android Wear në fillim të këtij viti, Hyundai do ta çoj platformën e saj të makinave “Blue Link” në një destinacion të ri: Apple Watch. Aplikacioni Blue Link, që lidhet me orën Apple Watch, gjendet tek dyqani i aplikacioneve të Apple-it. Ai mund të përdoret për të ndezur dhe fikur makinën në distancë, për të hapur dhe mbyllur dyert, për të ndezur dritat etj. Të gjitha këto veçori mund të aktivizohen me zë.
Aplikacioni është i ngjashëm me aplikacionin Remote të BMV-së (që funksionon tek makinat elektrike dhe hibride i3 dhe i8) dhe funksionalitetin Apple Watch që gjendet tek Car-Net i Volkswagen-it dhe Car Connect i Porsche. Gjatë muajve të ardhshëm, shumë prodhues makinash do të përdorin pajisjet teknologjike që vishen si kontrollues makinash.
