Nisma për Kosovën permes nje kumtese per opinion ka njoftuar se “sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në të cilën u diskutua edhe peticioni të organizuar nga fronti i bashkuar opozitar, për kundërshtimin e katër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, që lidhen me krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikadën në Urën e Ibrit në Mitrovicë, Kodin Telefonik shtetëror, për marrëveshjen për energjinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
“Këshilli Kombëtar i Nisma për Kosovën vlerëson se këto marrëveshje me Serbinë e ndajnë Kosovën në vija etnike, duke krijuar një entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mos funksionimin e shtetit, dhe pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Këshilli Kombëtar dhe kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i japin mbështetje të fuqishme peticionit të organizuar nga opozita e bashkuar (LVV, AAK dhe Nisma), dhe do të vazhdojmë së bashku deri në ndalimin e politikave të dëmshme që po i bëhen vendit nga qeverisja aktuale”, thuhet në njoftimin e Nismës.
Nisma për Kosovën thekson nuk do të ndalet në asnjë moment, “sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit”, ndërsa kërkon po ashtu nga qytetarët që këtë situatë në vend, “që e ka sjell koalicioni LDK-PDK, ta ndjejnë si një goditje ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet ne kumtesen e NISMA-s
