Një ditëlindje 'pak' më ndryshe

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 89, me një paradë ushtarake të quajtur “Përshëndetje flamurit” në Londër.
Mbretëresha u shoqërua nga anëtarët e familjes mbretërore britanike, duke përfshirë dukeshës e Kembrixhit Kate Mildton , e cila shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes së princeshës Charlotte gjashtë javë më parë .
Princat Charles dhe William, si dhe princesha Anne, kolonën solemne me mbretëreshën në një karrocë, e kanë ndjekur mbi kuaj.
Elizabeta II ka mbushur më 21 prill të këtij viti 89 vjet dhe në bazë të traditave në atë kohë është mbajtur vetëm në rreth familjar.
Shumë vizitorë u mblodhën jashtë pallatit Buckingham për shkak të pranisë së ceremonisë dhe për të parë anëtarët e familjes mbretërore britanike në ballkon .
Për herë të parë në ceremoni u pa edhe princi dy vjeçar George, biri i dukeshës dhe Dukës së Kembrixhi, princit William.
Është hera e 63 që Elizabeta merr pjesë në paradën e ditëlindjes qka është rekord në mesin e monarkëve./21Media
unnamed (1)
unnamed (2)
unnamed (3)
unnamed