Çdo i treti banor i Britanisë, Francës dhe Gjermanisë beson se Bashkimi Evropian duhet të ketë ushtrinë e vet, dëshmoi rezultati i një ankete.
Siç thuhet në hulumtimin e agjencisë ICM, një e treta e qytetarëve të këtyre vendeve do të dëshironin që çështjet e sigurisë më shumë të mbështetën mbi supet e ushtrisë së Bashkimit Evropian, se sa mbi supet e NATO-s, që kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Paralajmërimet se Bashkimi Evropian mund të bëhet me ushtri kohëve të fundit kanë ardhur nga Gjermania, ndërsa në mars kryetari i Komisionit të Evropës, Zhan Klod Junker, deklaroi se unioni ka nevojë për një ushtri të përbashkët, me qëllim që të jetë vetë në gjendje të reagojë ndaj kërcënimeve kundër shteteve anëtare.
28 për qind e të anketuarve theksuan se interesat e Bashkimit Evropian duhet të mbrohen nga ushtria e unionit.
47 për qind e gjermanëve dhe 48 për qind e britanikëve deklaruan se nuk janë të kënaqur me faktin se forcat e NATO-s janë të stacionuara në territoret e shteteve të tyre./21Media
