Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në malin e Gramozit, pranë piramidës numër 4.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se pas një konflikti të çastit mes dy barinjve shtetasi A.I. 54-vjeç, banues në fshatin Kreshovë të Ersekës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mario Laho, 26 vjeç, banues në fshatin Starje, i cili ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen dhe identitetin e të dyshuarit për vrasjen, të shpallur në kërkim, është vënë në dijeni dhe policia greke.
