Filmi i metrazhit të shkurtë “Një pikë gjaku”, i regjisorit, Bekim Guri ka marrë tashmë ftesën e parë për pjesëmarrje në festival dhe pikërisht Seoul International Extreme-Short Image&Film Festival (SESIFF) që mbahet në Kore të Jugut është nikoqiri i këtij filmi.
Për këtë pjesëmarrje ka konfirmuar për KultPlus edhe regjisori i këtij filmi, Bekim Guri i cili ka shpjeguar se ky festival do të nis më 17 dhe do të mbyllet më 22 shtator të këtij viti.
Në film me rolet e tyre paraqiten aktoret: Ilira Vinca, Maylinda Kasumoviq dhe Fitore Broqi.
