Një serb i Bingjës vret veten aksidentalisht

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës njofton se sot rreth orës 13 e 50 në shtëpinë e Shëndetit në Klinë është sjellë një person i plagosur me armë zjarri.
Policia e Klinës kanë shkuar në shtëpinë e shëndetit në Klinë dhe pas kontaktit me personelin e këtij institucioni, janë njoftuar për atë se personi R. D. (1962), serb nga fshati Bingjë nga plagët e marra me armë zjarri ka ndërruar jetë.
Policia njofton e deri te ky incident sipas dëshmitarëve, dëshmive dhe provave tjera të gjetura në vend ngjarje. Pasi që viktima aksidentalisht me armë gjuetie ka qëlluar vetveten në këmbën e djathtë duke shkaktuar plagosjen dhe më pas vdekjen, që veç ishte konfirmuar nga mjeku kujdestar i Qendrës Mjekësore në Klinë.
Njësitet policore si dhe Prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë proceduar rastin dhe mbledhur dëshmi tjera relevante, për të marr detaje tjera që kanë shpie deri të ky rast.
Rasti është klasifikuar i tillë bazuar në dëshmitë e dhëna, provat e gjetura në vend ngjarje dhe çdoherë në konsultim dhe këshillim të Prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Pejë. Ndërsa trupi i pajetë me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse rasti do hetohet nga njësiti i hetimeve rajonale në Pejë.