Fshehtësia e jetes se njerëzve të suksesshëm shpesh është interesante. Këtu më poshtë do të lexoni për disa të tillë, tash me renome botërore, por që në fillim të karrierës së vet kanë hasur në pengesa nga më të ndryshmet…
Volt Dizni
Volt Diznin e pushua nga puna në gazetën “Kansas city star” me arsyetimin e nuk kishte ide të mira dhe i mungonte fantazia! Disa vite më vonë Dizni qiti në treg filmin e tij të vizatuar “Borëbardha me shtatë shkurtabiqët” dhe kështu ai u shndërrua në legjendë dhe krijues i filmave më të mirë vizatimor në botë
Opren e pushuan nga puna në një qendër televizive në Baltimor me arsyetim se ishte shumë emocionale. Por, ajo nuk u ndal, ishte kmbëngulëse dhe pas disa viteve u bë legjendë e televizionit pikërisht në saje të emocioneve që kishte në emisione tash emotive duke u bërë personi më i pasur televiziv në botë me mbi tre milliardë dollarë pasuri.
Stiven Spilberg
Spilbergun e larguan disa herë nga puna në Fakultetin e arteve të filmit në Kaliforninë Jugore. Por ai në vitin 1975 punoi filmin e paharrueshëm ‘ Ajkula” i cili i solli tre Oscar, çmime të tjera me renome, kurse filmi “Ajkula” fitoi nga shfaqjet nëpër botë mbi nëntë miliardë dollarë.
Džoan Rouling
Kjo shkrimtare me famë botërore kishte jetuar në fillim nga ndihma sociale e kishte banuar së bashku me vajzën në një garsonierë. Librin e parë e kishte shkruar në një kafiteri, kurse në vitin 2004 u bë shkrimtarja e parë miliardere.
Isak Njutn
Isakun e ëma e kishte larguar nga shkolla kur ishte i vogël që t’i ndihmonte familjes në fermën e tyre. Pasi nuk i shkoi puna mire si bujk dhe blegtor, e ëma e ktheu sërish në shkollë dhe në fund e lejoi që të regjistrohet në Kembrixh. Më vonë Isak Njut[on u bë shknecëtar ndër më të mëdhenjtë që ka njohur njerëzimi.
Tomas Edison
Arsimtarët për Tomasin thonin se është debil dhe s’ka lidhje me mësimin. Më pastaj provoi në zeje por e lëshuan dy here nga puna si jo produktiv. Edison në fund ka zbuluar 1.000 patente e në mesin e tyre edhe llampën elektrike si dhe kamerën filmike.
Albert Ajnštajn
Alberti si djalosh ka pasur probleme me të mësuarit dhe me komunikim. Megjithatë kjo nuk tregonte për mangësi të intelegjencësz por me një qëndrim tjetër që Alberti kishte për gjërat që e rrethonin. Ajnshtajni pas shumë viteve u bë i njohur, fitues i Çmimit Nobel për fizikë dhe përfundoi si shkencëtar ndër më të mëdhenj që pati bota.
Harison Ford
Roli i parë i Harisonit në film kishte kaluar aq keq sa që producenti i kishte thënë që më asnjëherë të provonte të merrej me film! Por, karriera e Harisonit kaloi gjashtë dekada shumë të suksesshme kurse filma “Luftërat e yjeve” dhe “Indijana Xhons” i sollën fillimin e bujshëm të karrierës së tij.
Vinsent Van Gog
Piktura e parë e Van Gogut u shit vetëm pak kohë para se të vdiste piktori i madh, ai pas vdekjes u bë i njohur kurse pikturat e tija janë çmuar me vlerë të lartë artistike ndërkaq që shiten me disa miliona dollarë!
Džej Zi
Dzhej Zi u rrit në një kuart të varfur në Bruklin. E pati vështirë në fillim të karrierës. Memzi gjeti një shtëpi muzikore për ta përgatitur për shitje diskun e tij të parë, të cilin u detyrua ta shiste vet në rrugë. Tash, ky reper ka një pasuri deri në 550 milionë dollarë kurse ka merita të mëdha pasi ka zbuluar talentë të mëdhenj të muzikës ku bën pjesë edhe Rihana e njohur./ 21 MEDIA










