Nuland dhe Shulc sot në Shqipëri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, sot do të jenë në një vizitë zyrtare të Shqipëri.
Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, si dhe me përfaqësuesit tjerë të shtetit.
Ndërkohë, Nishani do të pres në takim edhe presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Ky i fundit, nesër do t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndryshe, Nuland dje është takuar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyer kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland