Nuland në Kosovë, merr garanci për Specialen (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, ka qëndruar në Kosovë.
Nuland i ka takuar krerët më të lartë të institucioneve të vendit, por larg mediave.

Krijimi i gjykatës Speciale, ishte në qendër të bisedës me presidenten, Atifete Jahjaga, po ashtu sfidat në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane.
Në kumtesën e presidencës thuhet se Jahjaga i tha Nulland se pret që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe për të shmangur që një hap i tillë të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Jahjaga theksoi se Kosova është e përkushtuar në këtë proces dhe kërkon zbatim konkret të të gjitha marrëveshjeve të arritura.
Se themelimi i gjykatës special është i domosdoshëm dhe për të ecur përprara Kosova duhet ta themeloj këtë gjykatë, ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështje të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland e vuri në pah edhe në bisedën me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin. Nuland tha se Shteti i Kosovës dhe lidershipi duhet të tregojnë mençuri për të mbyllur edhe këtë kapitull për Kosovës.
Po ashtu, Nuland shprehu nevojën që shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës sidomos në procesin e dialogut me Serbinë. Në takim u bisedua edhe për çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si parakusht themelor për të ndërtuar një ambient më kredibil për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Nuland gjithashtu shprehu vlerësimet e Qeverisë amerikane për rolin shumë pozitiv dhe rezultativ që është duke dhënë shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjive të tij.
Edhe kryeministri, Isa Mustafa i garantoi Ndihmës-sekretares amerikane Nulland se Kosova do t’i marrë të gjitha obligimet për krijimin e Gjykatës Speciale. Të dy vunë në pah se krijimi i Dhomave të Specializuara ka rëndësi të madhe pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj. Po ashtu ajo u njoftua edhe për për hapat konkret që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nulland u takua edhe me ministrin e punëve të jashtme Hashim Thaci, po ashtu mësohet se u takua edhe me përfaqësues të Listës Srpska ku temë diskutimi ishte poashtu gjykata sepciale./ 21 Media
isa-nuland
veseli-nuland
Hashim-Thaçi-dhe-Victoria-Nuland1-650x358