Deri me 10 tetor shtetet kanë të drejtë të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në garën e madhe muzikore evropiane. Deri tani 28 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa Shqipëria ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Monako, Andorra dhe Luksemburgu nuk do të jenë pjesë e garës, ndërsa pritet të shihet nëse Turqia do të rikthehet në këtë garë. 46 shtete është maksimumi që pranon kjo garë vitin tjetër.
Përfaqësuesja e fundit shqiptare, Elhaida Dani, është radhitur dobët në finale edhe pse u konsiderua si një ndër favoritet e garës.
Festivali mbahet në muajin maj të vitit tjetër.
