Numri i të vrarëve në "Imperial Merhaba" arrin në 28

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sulmuesit e armatosur kanë vrarë së paku 28 persona dhe kanë plagosur shumë të tjerë në plazhin dhe kompleksin e hotelit “Imperial Merhaba” në qendrën turistike Soos në Tunizi.
Siç transmeton AP, në mesin e të vrarëve është edhe njëri nga sulmuesit.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë konfirmon se në mesin e viktimave janë turistë nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Belgjika.
Mësohet se njëri sulmues është vrarë në shkëmbim zjarri me policinë ndërsa tjetri është arrestuar.
Sipas informatave të fundit, sulmi është kryer nga dy të rinj, nga të dy anët- njëri ka hapur zjarr në plazhin përplot me turistë ndërsa tjetri ka hyrë brenda në kompleks nga njëra nga ndërtesat dhe nga aty ka gjuajtur në turisë.
Policia ka vrarë të riun e armatosur me Kallashnikov të veshur me fanellë të zezë dhe pantallona të shkurtër ndërsa tjetri është zënë i gjallë në hyrje të autostradës.
Oficeri i lartë për siguri Rafik Celia ka thënë se sulmuesi i vdekur nuk është i njohur për policinë.
“Ai është nga qyteti Kairuan, e ka fshehur armën në ombrellën e diellit. Ka hyrë në hotel nëpërmes pishinës dhe nga atje ka hapur zjarr”, ka thënë Celia