Ka shumë vite që kur shkolla profesionale e muzikë “Prenk Jakova” ka funksionuar në objekte të lëna pas dore. Edhe këtë vit shkollor, nxënësit kanë mbajtur mësim në objektin e vjetruar të ish- shkollës ekonomike në Prishtinë.
Por, viti i ri shkollor, sipas drejtuesve të “Prenk Jakovës”, do t’i gjej në objektin e gjimnazit matematikor. Edhe ky objekt, ndonëse është në gjendje të mirë, ai nuk i plotëson kushtet për të qenë shkollë profesionale e muzikës. / 21MEDIA
