Rusët, amerikanët e jugut, izraelitët dhe banorët e disa shteteve të Afrikës dhe të Azisë nuk i besojnë presidentit amerikan, Barak Obama, por megjithatë, politika e tij mbështetet më shumë në Evropë, se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshmoi anketa më e re e agjencisë hulumtuese, Pju Riserç.
Anketa, e bërë në 39 shtetet më të mëdha të botës, dëshmoi se rusët nuk i besojnë Obamës, pasi që politika e tij nuk u mbështet nga 86 për qind e të anketuarve.
Në mesin e shteteve, të cilat në përqindje të lartë nuk i besojnë politikës së Obamës, janë Jordania, Palestina, Venezuela dhe Libani. Në Evropë anketa u zhvillua në gjashtë shtete. Mbështetjen më të madhe Obama e gëzon në Francë, ku 86 për qind e të anketuarve thanë se janë të kënaqur me politikën e tij.
Politika e Obamës mbështetet më shumë nga evropianët, se sa nga amerikanët, pasi që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës politika e tij ishte e pranueshme për 58 për qind të të anketuarve./21Media
