Obama falënderon Putinin për rolin në bisedimet me Iranin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidenti amerikan Barak Obama e ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin për ta falënderuar për rolin e rëndësishëm të shtetit të tij në finalizimin e marrëveshjes bërthamore. Në një intervistë për Nju Jork Tajms, Obama tha se mund të mos kishte pasur marrëveshje pa Rusinë, e cila si duket ka influencuar Teheranin të pranojë një marrëveshje më të vështirë se sa që donte./21Media