Presidenti amerikan Barack Obama ka udhëtuar për në Nairobi ku në aeroport e ka pritur familja e tij pasi që babai i tij është me origjinë nga Kenia.
Gjysmë – motra e Obamës Auma ishte e pranishme në aeroport në mënyrë që e para ta presë presidentin amerikan më të zbritur nga aeroplani.
Obama, i cili është në vizitën e tij të parë në Kenia që nga ardhja në pushtet në vitin 2009 , shkoi menjëherë në hotel ku në darkë do t’i presë anëtarët e familjes, përfshirë edhe gruan e dytë të gjyshit të tij më të cilën nuk është në lidhje gjaku.
Në Keni, gjatë ditës ka qenë një operacion i gjerë i sigurisë për të mbrojtur presidentin e SHBA-ve sepse ai vendi shpesh është vënë në shënjestër të grupit militant Al Shabab , baza e të cilit është në Somalinë fqinje
Kjo organizatë terroriste ka premtuar se do t’i hakmerret Kenisë sepse po i ndihmon autoriteteve somaleze në luftën kundër ekstremistëve.
