Obama në Keni: Do të vij sërish, ndoshta pa kostum

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar në Nairobi se do të vijë përsëri në Keni por pa kostum, kur të jetë larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Përveç kësaj Obama ka thënë se personalisht do të lobojë për atdheun e babait të tij, transmeton AP.
“Iu garantoj se do të vij përsëri. Por ndoshta herën tjetër nuk do mbaj kostum”, ka thënë Obama para gazetarëve pas bisedës që ka pasur me kolegun kenian Uhuru Kenyatta .
Oabama ka treguar se herën e para që ka ardhur në Keni ishte para 30 vitesh dhe atëherë ka pasur veshur xhinse dhe qante në shpinë. Në atë kohë Obama i lindur në Havai nga një nënë amerikane dhe një baba nga Kenia , të cilin ai mezi e mban mend ishte në kërkim të familjes së babait të tij.
Presidenti amerikan ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur ta vizitojë fshatin ku gjendet familja e babait të tij.