Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ç’rast Obama ka kërkuar nga Putini që Moska të përmbushë obligimet, që i ka marrë përsipër me marrëveshjen e Minskut.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka bërë një thirrje telefonike Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për të biseduar për konfliktin në Ukrainë, përparimin e Shtetit Islamik dhe marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.
“Presidenti Obama ka përsëritur nevojën që Rusia të përmbushë obligimet e veta, që ka marrë përsipër me marrëveshjen e Minskut, përfshirë këtu edhe largimin e ushtarëve rusë dhe pajisjeve ushtarake nga territori i Ukrainës”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Dy presidentët biseduan edhe për situatën e rrezikshme në Siri, ku Shteti Islamik po përparon me shpejtësi./21 Media
