Studim/Thuhet se mundësit për t’u kthyer në peshën normale pas vuajtjes nga obeziteti është një ne 210 për meshkujt, dhe një ne 124 për femrat në një vit.
Dr Alison Fildes , udhëheqëse e një studimi të bërë në Angli lidhur me obezitetin thotë se trajtimi duhet të fokusohet te parandalimi i rritjes në peshë të njerëzit dhe ruajtja e humbjeve të vogla në peshë.
Ajo tha se strategjitë e përdorura për humbjen e kalorive dhe për ushtrimet fizike nuk po funksionojnë për shumicën e obezëve për të arritur humbjen në peshë si dhe për ta ruajtur atë.
“Mundësia më e mirë për të luftuar epideminë e obezitetit varet nga poltikat e shëndetit publik për ta ndaluar atë në rang popullate ”vazhdoi ajo.
Dr.Fildes shprehet se pamjet pas humbjes së 5% të peshës trupore ishin më kurajuese pasi një në 12 meshkuj dhe 1 ne 10 femra e arritën këtë brënda një viti, megjithëse shumica e rifitoi sërisht peshën në 5 vitet pasuese.
Studimet tregojnë se pacientët e përserisnin vazhdimisht ciklin e humbjes dhe fitimit të peshës së tyre trupore. Nga 278,983 meshkuj dhe gra duke përjashtuar ata që kanë kryer operacion për ta zhdukur obezitetin vetëm 1,283 meshkuj dhe 2,245 femra arritën të rikthehen në peshën e tyre normale.
Studiuesit pohuan se strategjitë e tanishme për të mundur obezitetin po dështojnë për të ndihmuar pacientët që janë obezë.
