OKB: Mbi 900.000 ukrainas janë larguar nga vendi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Organizata e Kombeve të Bashkuara theksojnë se numri i ukrainasve të cilët u larguan në vendet fqinje për shkak të konfliktit të armatosur në Ukrainën lindore është rritur në mbi 900,000
OKB thekson se nga Ukraina për shkak të luftës janë larguar 900.300 persona, prej të cilëve 746.000 janë vendosur në Rusi.
Gjithashtu, 81.000 persona ikën në Bjellorusi, një numër i madh i njerëzve shkoi në Gjermani, Poloni dhe Itali.
Përveç kësaj, më shumë se një milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ata kanë marrë statusin e personave të zhvendosur, në mesin e tyre janë edhe 170.000 fëmijë.